Lidhje

DMX largohet nga industria e muzikes. - 2004-04-22


DMX është i vetmi artist në histori me pesë albume muzikore të radhitura në vendin e parë të listës muzikore. Ai bëri të ditur se do të heq dorë nga industria e muzikës për tu përqendruar më shumë tek familja, kisha, dhe mesa duket karriera e tij në film.

Kengetari Earl Simos, më shumë i njohur me nofkën DMX, lindi në qytetin e vogël të Mount Vernonit në New York, në vitin 1970. Ai hyri në industrinë e filmit përmes lirikave të tij muzikore. Prodhuesi i kolonave zanore për filmat si ”How to be a Player” në vitin 1997, apo ”The Players Club” një vit më vonë, DMX do të luante për herë të parë në filmin e vitit 1998, ”Belly”. Viti 2000 do ti jepte famë muzikantit aktor me filmin e përmasave hollivudiane ”Romeo Must Die”, ”Romeo duhet të Vdesë”, ku luajti përkrah superstarit nga Hong Kongu, Jet Li, dhe këngëtares së ndjerë Aaliyah.

Një vit më vonë, DMX do të përplasej me Steven Segal në filmin ”Exit Wounds”. Për ironi, aktori i moshuar, fama e të cilit po shuhet, Steven Segal, mori në film DMX për të siguruar për vete më shumë tifozë tek moshat e reja dhe pasionantët e muzikës hip-hop.

Në vitin 2003, Dark Man X, emri të cilin këngëtari-aktor i ka vënë vetes, rifilloi bashkëpunimin e dytë me Jet Li në filmin ”Cradle 2 the Grave”. Në këtë film muzikanti ishte në gjendje të fitonte një kontratë 5 milion dollarëshe. Tani muzikanti DMX, muzika e të cilit rënditet ndër më të shiturat ndonjëherë, ka në plan që ta çojë deri në fund synimin e tij në fushën e kinematografisë me filmin ”Never Die Alone”, ”Mos vdis vetëm” ku ai luan rolin e një ish gangsteri të reformuar.

*** Fituesja e çmimit Emmy, Jennifer Aniston, ka patur karrierën më të suksesshme deri tani nga kolegët e saj në serialin televiziv ”Friends”, "Shokët". Pas 10 vjet pune në telekomedinë mjaft të suksesshme "Shokët", Aniston debutoi në filmin komik ”Along Came Polly”, ku ajo luan personazhin kryesor. Ajo është një femër me shpirt të lirë që i tërheq vëmendjen aktorit Ben Stiller. Agjenti i një kompanie sigurismesh, Ben Stiller, transformohet në një njeri të ekstremeve vetëm për të qënë pranë bukuroshes Aniston.

*** Filmi i Quentin Tarantino's "Kill Bill" për të cilin ju folëm të premtën e kaluar, i ka mundur kundërshtarët edhe një herë duke dalë i pari në listën e filmave më të shikuar fundjavën e parë të daljes në kinema. Pjesa e dytë e filmit, ku ish vrasësja profesioniste e luajtur nga aktorja Uma Thurman është në kërkim Për të vrarë Billin, grumbulloi 25.6 milion dollarë vetëm fundjavën që lam pas. Pjesa e dytë e filmit grumbulloi 16 përqind më shumë fitime se sa pjesa e parë në fundjavën e daljes në kinema ku kapi shumën e 22. 1 milion dollarëve. Kritikët e filmave thonë se pjesa e dytë e filmit mundë të tejkalojë rekordin e serilait të parë me shumën prej afro 70 milion dollarësh vetëm brenda vendit.

*** Michael Jackson nuk do të vizitojë Afrikën. Qeveria namibiane shprehu habi kur mori vesh se ylli i muzikës pop nuk do të realizojë turneun 12 ditor afrikan ku përfshihej edhe Namibia. Një zëdhënëse për këngëtarin i tha shtypit se Jackson nuk mund të largohet nga Shtetet e Bashkuara meqenëse ai e ka dorëzuar pasaportën tek autoritetet me kusht mbrojtjen në gjendje të lirë. Jackson i ka hedhur poshtë akuzat për mardhënie të pahijshme me të mitur. Michael Jackson pritet të paraqitet në gjykatën e Santa Barbaras më 30 prill për një seancë paraprake.

XS
SM
MD
LG