Lidhje

3 mijë veta u vranë ose u plagosën në Korenë e Veriut - 2004-04-23


Një rrjet televiziv në Korenë e Jugut njoftoi se deri në 3 mijë veta u vranë ose u plagosën kur 2 trena që po transportonin lëndë djegëse u përplasën dhe shpërthyen në një stacion të Koresë së Veriut afër kufirit me Kinën.

Deri tani, zyrtarë të Koresë së Veriut nuk kanë konfirmuar njoftimin e rrjetit televiziv koreano-jugor, Y-T-N. Ky rrjet televiziv dhe mjete të tjera koreano-jugore të informimit njoftuan se përplasja ndodhi në Ryongchon, rreth 20 kilometra në jug të kufirit me Kinën.

Agjencia e lajmeve Yonhap e Seulit bëri të ditur se Koreja e Veriut shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në atë zonë pas incidentit të djeshëm.

Burimet i thanë agjencisë Yonhap se incidenti ndodhi 9 orë pasi udhheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Il kaloi në atë zonë pas bisedimeve me zyrtarë kinez në Pekin.

U njoftua se në kohën e përplasjes trenat po transportonin karburant dhe gaz natyror.

Në Washington, zëdhënësi i departamentit të shtetit, Richard Boucher, u tha gazetarëve se qeveria amerikane nuk ka informacion të mjaftueshëm rreth gjendjes për të përcaktuar mundësinë ose llojin e ndihmës amerikane.

//ze//

XS
SM
MD
LG