Lidhje

Rreziku terrorist ende i pranishëm - 2004-04-23


Që nga 11 shtatori i vitit 2001, nuk ka patur sulme të mëdha terroriste në teritorin e Shteteve të Bashkuara, por paralajmërime të vazhdueshme se vendi është ende i kërcënuar. Shtëpia e Bardhë është e shqetësuar se terroristët mund të përpiqen të ndërmarrin edhe një sulm tjetër të madh që të përkojë me sezonin e fushatës presidenciale. Ndërkaq, autoritetet amerikane kanë intensifikuar përpjekjet për parandalimin e sulmeve të tilla.

Qeveria amerikane po vë në zbatim një planpër të forcuar masat e sigurisë në të gjithë vendin, për shkak të shqetësimeve se vendi ës htë i pambrojtur si duhet ndaj një sulmi terrorist gjatë zgjedhjeve presidenciale, kuvendeve të partive dhe festave kombëtare.

Këshilltarja e Sigurimit Kombëtar, Condoleezza Rice, është e shqetësuar për një sulm të mundshëm, gjatë sezonit të zgjedhjeve. "Në një farë mënyre, duket se ata nuk mund ta lënë t’u kalojë ky rast. Prandaj ne po e shikojmë me kujdes këtë mundësi dhe të sigurhemi se do t’i përgjigjeshim siç duhet në qoftë se ndodh", tha zonja Rice. Këshilltarja Rice tha se terroristët morrën një mesazh të gabuar nga shpërthmet në trenat e udhëtarëve më 11 mars në Madrid. 191 vetë humbën jetën. Vetëm disa ditë më pas, partia e Kryeministrit të Spanjës, Hose Maria Aznar humbi në zgjedhjet kombëtare, ndaj rivalit të saj që tani po tërheq 1300 trupa spanjolle nga Iraku.

Michael O”Hanlon është ekspert i politikës së jashtme në Institutin Brookings këtu në Uashington. Ai thotë se terroristët i shikojnë shpërthimet në Madrid si një sukses të tyre dhe mund të përpiqen t’i përsërisin ato.

"Terroristët përpiqen të mësojnë nga taktikat që japin rezultat dhe ndjekin vepriemet e njeritjetrit në vende të ndryshme të botës, prandaj është e arsyeshme që një vend demokratik, që ka patur një rol parësor në misionin e Irakut, dhe që zhvllon zgjehdjet në një të ardhme të afërt, duhet të jetë vigjilent", thotë eksperti.

Presidenti Bush u pyet lidhur me një anketë të agjencisë së lajemve Associatet Press, sipas të cilës dy të tretat e amerikanëve besojnë se një sulm në errotorin ameiran është disi i mundshëm.

"E kuptoj se pse ata mendojnë se ekzston mundësia e një sulmi. Kjo ndodhi në Madrid. Ky është një vend i vështirë për t’u mbrojtur. Është e vështirë t’i ndalosh njerëzit të kalojnë lumin Rio Grande, qofshin këta njerëz që vinë për punë apo për të bërë dëm", tha presidenti.

Shefi i Sigurimit Kombëtar, Tom Ridge, ka bërë të ditur se departamenti i tij do të punojë me 7 agjenci të tjera të kabinetit për një plan të përbashkët, për të shtuar sigurimin në objekte të mundëshme sulmi. Zoti Ridge tha se vemendje e veçantë do t’i kushtohet sitemit hekuroudhor të vendit, objekteve kimike, rrjetit elektrik dhe transportit të materialeve të rrezikshme. Michael O’Hanlon thotë se masat e sigurisë duhe ttë prëfshijnë edhe vigjilencën taktike.

"Mund të mobilizohet Garda Kombëtare, mudn të shtohen rojet në ura dhe tunele, pra disa objekte që është vështirë të mbrohen sistematikisht, ose të paktën objekte që ne nuk i kemi mbrojtur sestematikisht, të ruhen më me kujdes për një peridhë disa ditëshe apo disa javëshe, kur janë bërë në veçanti paralajmërime taktike", tha eksperti.

Jack Spenser, analist i vjetër politik në Fondacionin Heritage, një grups konservator studimor në Uashtington, thotë se megjithë përpjeket që janë bërë, Shtetet e Bashkuara janë të pambrojtura ndaj sulmeve terroriste Ai shpreh bindjen se përballimi i pasojave të një sulmi është po aq i rëndësishëm sa edhe përpjekjet për parandalimin e një sulmi të tillë.

"Fakti është se ndonjë sulm kundër disa pjesëve të infrastrukturës tonë kritike, në qoftë se nuk jemi të përgatitur për ta përballuar atë, jo vetëm që do të kushtonte jetë njerëzish por do të kishte edhe pasoja të njëpasnjëshme në ekonominë tonë, në sistemin e financave, në diplomaci dhe një numër gjërash të tjera. Prandaj ne duhet të kemi një plan për të përballuar pasojat që do të vinin nga një sulm i tillë", thotë analisti.

Administrata e Presidentit Bush vazhdon të theksojë marrjen e masave për parandalimin e ndonjë sulmi. Zoti Bush ka shfrytëzuar disa fjalime që ka mbajtu kohët e fundit në gjithë vnedin për ripërtëritjen e Aktit Patriotil, të miratuar nga Kongresi pas 11 shtatorit, për t’i dhënë më shumë pushtet agjencive të ruajtjes së rendit. Shëtpia e Bardhë po reklamon meroda të sofistikaura teknomogjike për kontrollin e vizitorëve siç janë pasaportet biometrike.

Sekretari i Sigurimit Kombëtar, Tom Ridge dhe Sekretari i Shtetit, Colin Powell, i kanë kërkuar Kongresit të shtyjnë afatin që u është vënë 27 vendeve, që konsiderohen si aleatë të ngushtë të Shteteve të Bashkuara, për të pajisur me pasaporta qytetarët e tyre. Pa shtyrjen e këtij afati ata duhet të marrin viza për të vizituar Shtetet e Bashkuara. Parandalimi i hyrjes së terroristëve nëvend mudn të jetë një punë e vështirë ori tani për tani ajo mbetet përparësi në luftën kundër terrorizmit.

//rd//

XS
SM
MD
LG