Lidhje

OSBE-ja thekson rëndësinë e raundit të dytë të zgjedhjeve në Maqedoni - 2004-04-23


Kreu i misionit të OSBE-së në Shkup theksoi rëndësinë e raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni, që do të zhvillohet më 28 prill.

Ambasadori Carlos Pais uroi sot katër partitë kryesore për ecurinë e raundit të parë të votimeve. Ai tha se është shumë e rëndësishme që në raundin e ardhshëm të zgjidhet një president me një proces me të vërtetë demokratik.

Ambasadori Pais tha se zgjedhjet e rregullta do të lejojnë një kthim tek procesi i reformës, që është thelbësor për rrugën drejt integrimit Euroatlantik. Kryeministri Maqedonas Branko Crvenkovski, i Partisë Social-demokrate në pushtet do të përballet me anëtarin e partisë opozitare VMRO-DPMNE Sasko Kedev në votimet e 28 prillit.

Ndërkohë, Partia Demokratike Shqiptare njoftoi se nuk do të mbështesë asnjërin prej kandidatëve maqedonas për president në raundin e dytë të zgjedhjeve.

//rd//

XS
SM
MD
LG