Lidhje

Irak: Vritet një ushtar amerikan, palgosen dy të tjerë - 2004-04-24


Një ushtar amerikan u vra dhe dy të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një bombe në anë të rrugës në kryeqytetin irakian.

Një zëdhënës ushtarak amerikan tha se shpërthimi nxiti një shkëmbim zjarri mes forcave të koalicionit dhe personave të armatosur dhe se në zonën e luftimeve ndodheshin disa fëmijë irakianë. Ende nuk ka njoftime për vitima në radhët e cicilëve.

Por të dielën, zyrtarë ushtarakë amerikanë zgjatën afatin e armëpushimit në qytetin e trazuar irakian Falluxhah dhe thonë se policia irakiane dhe marinsat amerikanë do të fillojnë patrullimin e përbashkët në qytet ditën e martë.

Ndërkohë, dy sulme me raketa në Mosul lanë 4 irakianë të vdekur dhe të paktën 10 të tjerë të plagosur. Në një incident tjetër, një ushtar amerikan vdiq nga plagët që mori dje në një sulm kundër një objekti nafte në Gjirin Persik.

Në sulmin pranë Basrës, autorë shpërthimesh vetëvrasëse aktivizuan lëndë plasëse në një barkë të vogël, ndërkohë që ushtarë amerikanë po përgatiteshin ta kontrollonin atë. Pak minuta më pas, dy barka të tjera u hodhën në erë në afërsi të terminaleve të naftës në të njëjtën zonë.

Objektet e naftës në afërsi të Basrës nuk u dëmtuan dhe zyrtarët thonë se ata janë gati t’i rihapin terminalet në fillim të javës tjetër.//kk//

XS
SM
MD
LG