Lidhje

18-25 prilli në Shtetet e Bashkuara, Java Përkujtimore e Holokaustit - 2004-04-24


Nga 18 deri më 25 prilli në Shtetet e Bashkuara është Java Përkujtimore e Holokaustit. Gjatë kësaj jave amerikanë kujtojnë 6 milion hebrenjtë dhe miliona të tjerë, që u vranë nga Gjermania naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ajo lufta ka marrë fund para një kohe shumë të gjatë. Por ajo lloj urrejtje dhe fanatizmi që u paraprinë Holokaustit janë shumë të pranishme edhe sot.

Një urrejtje e tillë motivon terroristët e sotëm, tha presidenti George W. Bush.

“Terroristi që merr pengje, ose që vendos një bombë në anë të rrugës afër Bagdadit i shërben së njëjtës ideologji vrasëse që shkaktoi humbjen e jetëve në trenat e Madridit dhe vrasjen e fëmijëve në autobuzë në Jeruzalem, hedhjen në erë të një klubi nate në Bali dhe prerjen e fytit të një gazetari të ri vetëm sepse ishte hebre.”

Gazetari, të cilit iu referua presidenti Bush ishte Daniel Pearl, një amerikan që punonte për gazetën The Wall Street Journal. Në shkurt të vitit 2002, ai u vra në mënyrë brutale nga terroristë të lidhur me Al-Kaidën. Ashtu si nazistët gjermanë në mes të shekullit të 20-të, këta vrasës fanatikë u kanë shpallur luftë hebrenjve si dhe të krishterëve e myslimanëve, që dëshirojnë paqen përkundrejt terrorit teokratik.

Edhe sulmet kundër semitizmit kanë qënë në rritje në Evropë. Në nëntor të vitit 2003, terroristë vetëvrasës hodhën në erë dy sinagoge në Stamboll. Mbi 20 veta humbën jetën. Në të njëjtën ditë, një shkollë hebraike afër Parisit u shkatërrua nga zjarri. Më parë po atë muaj, një sinagoge afër Manchester të Anglisë u dëmtua rëndë nga një sulm zjarrvënës.

Këto akte dhe akte të tjera mizore ia shtojnë rëndësinë një konference kundër semitimzmit, që do të mbahet këtë javë në Berlin. Kjo konferencë është sponsorizuar nga Organizata për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë. Delegatë nga të 55 vendet anëtare të OSBE-së pritet të marrin pjesë, përfshirë Sekretarin amerikan të Shtetit, Colin Powell. Në të njëjtin qytet, ku u planifikua e u drejtua Holokausti, udhëheqësit e Evrops së sotme do të përpiqen të gjejnë mënyra për t’u siguruar që krimet e tmerrshme të nazistëve dhe imituesit e tyre nuk do të përsëriten më kurrë.

Por në fund të fundit, siç është shprehur presidenti Bush, vetëm ndërgjegja mund t’i ndalojë krime të tilla, si dhe mëndjemprehtësia morale, dinjiteti dhe toleranca. Këto qëndrime nuk mund të sigurohen në asnjë kohë dhe në asnjë shoqëri. Ato gjithnjë duhen mësuar.

//ze//

XS
SM
MD
LG