Lidhje

Arafat: nuk trembet nga kërcënimet izraelite - 2004-04-24


Udhëheqësi palestinez, Jaser Arafat, hodhi poshtë kërcënimet e fundit izraelite kundër tij, duke thënë se ai nuk ka frikë dhe se kryeministri izraelit, Ariel Sharon, është përpjekur prej kohësh për ta vënë atë në shënjestër.

Zoti Arafat u tha sot gazetarëve tek selia e tij në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor, se Izraeli nuk do të shpëtojë kurrë prej tij. Udhëheqësi palestinez i bëri këto komente, pasi Kryeministri Ariel Sharon tha dje se nuk e ndjen veten të detyruar të mbajë premtimin që i kishte bërë Presidentit Bush tre vjet më parë për të mos sulmuar apo vrarë zotin Arafat.

Deklarata e zotit Sharon u prit me kritika të ashpëra nga Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, i cili tha se Presidenti Bush e ka bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë çdo veprim izraelit kundër udhëheqësit palestinez.

Ndërkohë, në dy incidente të veçanta, forcat izraelite vranë katër palestinezë në Bregun Perëndimor. Ushtria izraelite thotë se në incidentin e parë në qytetin Xhenin, forcat vranë tre anëtarë të grupit "Brigadat Martire Al-Aksa", që po bënin përgatitjet për një sulm vetëvrasës në Izrael. Më pas, forcat izraelite hapën zjarr kundër një makine pranë Xheninit, në të cilën sipas tyre po udhëtonin dy ekstremistë, duke vrarë njërin dhe plagosur tjetrin.// lk //

XS
SM
MD
LG