Lidhje

Punonjës ndërkombëtarë të ndihmave flasin për një shkatërrim të plotë në Korenë e Veriut - 2004-04-24


Punonjës ndërkombëtarë të ndihmave që po arrijnë në vendin e shpërthimit katastrofik të ditës së enjte në Korenë e Veriut, flasin për një shkatërrim të plotë.

Punonjësit e Kryqit të Kuq thanë se stacioni i trenit në qytetin Ryongchon dhe zonat përrreth janë shkatërruar nga shpërthimi.

Qeveria e Koresë së Veriut njoftoi për këtë katastrofë dje. Zyrtarë koreanoveriorë thanë se është konfirmuar vdekja e të paktën 154 vetave dhe plagosja e një mijë e 300 të tjerëve. 76 prej viktimave ishin fëmijë, shkolla e të cilëve u shëmb plotësisht nga shpërthimi.

Në një deklaratë të qeverisë koreanoveriore thuhet se shpërthimi ishte shkaktuar nga pakujdesia, ndërkohë që vagona treni të mbushur me plehra kimike ranë në kontakt me tele të zhveshur elektrikë. Koreja e Veriut kërkoi zyrtarisht ndihmë ndërkombëtare dhe ka shprehur mirënjohjen për ndihmën e jashtme humanitare.

//ze//

XS
SM
MD
LG