Lidhje

Bashkimi Evropian do të diskutojë për Qipron - 2004-04-25


Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian po përgatiten të diskutojnë rreth Qipros të hënën, në takimin e tyre të fundit para zgjerimit të organizatës më një maj.

Zyrtarët thanë se në takimin e tyre në Luksemburg, ministrat do të diskutojnë rreth mënyrave për të shpërblyer qipriotët turq për mbështetjen e një plani të Kombeve të Bashkuara për ribashkimin e ishullit.

Qipriotët grekë votuan kundër planit, gjë që do të thotë se vetëm sektori grek i Qipros, i cili njihet nga komuniteti ndërkombëtar, do të gëzojë përfitimet e plota të anëtarësisë në Bashkim, kur ishulli të hyjë në radhët e bllokut më një maj. Komuniteti ndërkombëtar nuk e ka njohur asnjëherë administratën qipriote turke në ishullin e ndarë.//kk//

XS
SM
MD
LG