Lidhje

Uashington: Qindra mijëra vetë manifestojnë pro abortit - 2004-04-25


Qindra mijëra veprimtarë pro së drejtës për abort nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera, po marrin pjesë në një marshim për jetën e gruas në Washington.

Organizatorët parashikojnë që në këtë manifestim të marrin pjesë deri në 750 mijë vetë, mes të cilëve edhe persona të famshëm. Ata janë në favor të legalizimit të abortit dhe së drejtës për të bërë të mundura shërbimet e abortit në klinikat jashtë Shteteve të Bashkuara që financohen nga qeveria amerikane.

Përkrahësit e abortit do të mbajnë fjalime pasdite gjatë marshimit në Washington. Dita filloi me paraqitjen e Senatores Hillary Clinton, e cila i nxiti gratë gjatë një takimi para manifestimit që të bashkohen në një zë për të bllokuar politikat e administratës së Presidentit Bush, për të cilat tha se janë në dëm të grave. //kk//

XS
SM
MD
LG