Lidhje

Britani: 50 diplomatë kritikojnë politikën britanike në Lindjen e Mesme - 2004-04-27


Pesëdhjetë e dy diplomatë britanikë i kanë shkruar Kryeministrit Toni Blair, duke kritikuar ashpër politikën e qeverisë së tij në Lindjen e Mesme.

50 ish ambasadorë, komisionerë të lartë dhe guvernatorë i bënë thirrje zotit Blair të fillojë të ushtrojë ndikim mbi atë që ata e cilësojnë si politik të dështuar amerikane ose t’i japë fund mbështetjes për të.

Diplomatët i thonë Kryeministrit Blair se ata kanë ndjekur politikën e Britanisë lidhur me konfliktin izraelito palestinez dhe Irakun me shqetësim të thellë dhe mendojnë se është koha që t’i bëjnë shqetësimet tyre të njohura.

Një zëdhënës i zotit Blair nuk pranoi të spekulonte sesi mund të reagojë kryeministri. Ai tha se objektivat e Britanisë janë demokracia në Irak dhe krijimi i një shteti palestinez përkrah shtetit hebraik dhe se Britania do të punojë me aleatët e saj, përfshirë Shtetet e Bashkuara, për realizimin e këtyre objektivave.

XS
SM
MD
LG