Lidhje

Presidenti qipriot Tassos Papadopoulos sulmoi ashpër Shtetet e Bashkuara - 2004-04-27


Presidenti qipriot Tassos Papadopoulos sulmoi ashpër Shtetet e Bashkuara për kritikat ndaj veprimeve të qeverisë së tij pas referendumit të së djelës mbi planin e Kombeve të Bashkuara për ribashkimin e ishullit.

Zoti Papadopulos u tha gazetarëve sot në Nicosia se shpreh keqëardhje për deklaratat e djeshme të bëra nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Richard Boucher.

Zoti Boucher tha se udhëheqësit e qipriotëve grek manipuluan agjencitë e lajmeve para votimit dhe përdorën shkollat për propagandë kundër referendumit.

Presidenti qipriot tha se nuk ka fitues apo të humbur nga referendumi në pjesën greke të Qipros. Votuesit e turqëve të Qipros votuan pro planit për bashkimin e ishullit. Por kundërshimi i tij nga pala greke e rrëzoi planin.

//ze//

XS
SM
MD
LG