Lidhje

Demonstrata të izraelitëve në Gaza - 2004-04-27


Dhjetra mijra izraelitë në Rripin e Gazës protestuan kundër një plani për tërheqjen e venbanimeve hebraike nga kjo zonë. Protestat përkojnë me festimet për Ditën e Pavarësisë së Izraelit.

Demonstruesit thanë se shpresojnë që plani i tërheqjes i kryeministrit Ariel Sharon të dështojë në votimin që do të zhvillojë rreth tij të dielën Partia Likud në pushtet.

Po sot, sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, zoti Sharon tha se reagimi ushtarak i Izraelit ndaj dhunës palestineze do të jetë shumë më i ashpër pas tërheqjes se sa tani.

Njoftohet gjithashtu se forcat mbrojtëse izraelite vranë dy ekstrenistë të Hamasit dhe plagosën një të tretë në një kamp refugjatësh në qytetin Tulkarem të Bregut Perëndimor.//ic//

XS
SM
MD
LG