Lidhje

Washington Post: Koreja e Veriut mund të ketë 8 armë bërthamore - 2004-04-28


Gazeta Washington Post njoftonte në numrin e saj të sotëm se zyrtarët amerikanë besojnë tani se Koreja e Veriut mund të ketë deri në 8 armë bërthamore në arsenalin e saj.

Gazeta shkruan se ky vlerësim i ri i arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut erdhi si rezultat i informacioneve të reja të zbulimit. Informacionet e mëparshme të zbulimit amerikan bënin të ditur se Pheniani kishte material të mjaftueshëm për dy paisje bërthamore.

Zyrtarët amerikanë të cituar nga Washington Posti thonë se mes të dhënave të reja janë një analizë e nënprodukteve të plutoniumit të gjetura në veshjet e anëtarëve të një delegacioni privat amerikan që ishte lejuar të vizitonte objektet bërthamore koreanoveriore para disa muajsh.

Në Shtëpinë e Bardhë, një zëdhënës i administratës së presidentit Bush u tha sot gazetarëve se nuk ishte në dijeni të vlerësimeve të reja për aftësitë bërthamore koreano-veriore. //kk//

XS
SM
MD
LG