Lidhje

Greqia thotë se plani i OKB-së për Qipron mbetet ende një alternativë - 2004-04-28


Kryeministri grek Costas Caramanlis thotë se një plan i OKB-së për të zgjidhur çështjen e ishullit të ndarë të Qipros, mbetet ende një alternativë.

Zoti Karamanlis foli në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin grek të Qipros Tassos Papadhopulos, sot pas një takimi që zhvilluan të dy në Athinë. Ai tha se synimi i tij është arritja sa më shpejt e një zgjidhjeje për çështjen e Qipros, duke u mbështetur tek plani i OKB-së.

Në plan parashikohet një federatë me kompetenca të kufizuara me shtete gjysmë autonome. Qipriotët turq e miratuan planin me një referendum të shtunën, por popullsia greko-qipriote e hodhi poshtë atë. Plani nuk mund të zbatohet pa miratimin e të dyja palëve dhe vetëm qeveria greke e Qipros do të gëzojë përfitimet e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke i lënë jashtë qipriotët turq.

Zoti Karamanlis shtoi se cilado qoftë zgjidhja në të ardhmen, duhet të mbahet parasysh shqetësimi i qipriotëve grekë për sigurinë dhe u angazhua të mbështesë qipriotët grekë si dhe ta ketë Qipron në krye të programit të qeverisë greke për sigurinë. //kk//

XS
SM
MD
LG