Lidhje

Kosovë: Arrestohen tre persona, të dyshuar për korrupsion - 2004-04-28


Zyrtarët e policisë së Kombeve të Bashkuara bënë të ditur se kanë arrestuar tre persona nën dyshimin se janë përfshirë në korrupsion dhe kanë nënshkruar kontrata të dëmshme në emër të Postës dhe Telekomit të Kosovës.

Të arrestuarit janë Uno Nilsson, pjestar i UNMIK-ut dhe ish këshilltar i lartë në Postë Telekomin e Kosovës (PTK), Leme Xhema, ish-drejtoreshë e PTK-së dhe Bedri Rama ish drejtor I Telekomit të Kosovës.

Arrestimet kanë pasuar hetimet e njësisë hetuese financiare që kanë filluar shumë kohë më parë. Në hetime ishin përfshirë pjestarët e njësisë Guardia di Financa nga Italia.

Zyrtarët e UNMIK-ut cituan shefin e tyre Harri Holkeri të ketë thënë se parimi themelor i Misionit të Kombeve të Bashkuara është “zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe se UNMIK-u është i përkushtuar të vërë para drejtësisë cdo kënd që është i përfshirë në korrupsion.

Ndërkohë, tre nga katër pjesëtarët e policisë jordaneze në Kosovë, që u arrestuan kohë më parë në lidhje me vrasjen e dy policëve amerikane janë liruar sot në mëngjes, por hetimet ndaj tyre po vazhdojnë, thanë sot zyrtarët e policisë së Kombeve të Bashkuara. //kk//

XS
SM
MD
LG