Lidhje

Sa duhet të informohet publiku për ndikimin e biznesit privat tek vendimet qeveritare? - 2004-04-28


Gjykata e Lartë ka shqyrtuar një kërkesë për të detyruar nënpresidentin Dick Cheney, që të japë informacione rreth një kompanie energjie të drejtuar prej tij në vitin 2001. Por sa të drejtë ka publiku për t’u informuar mbi ndikimin e biznesit privat në vendimet e qeverisë? Debati po zhvillohet rreth një grupi për energjinë të drejtuar nga zëvendës presidenti Dick Cheney në vitin 2001. Ky grup përbëhej nga zyrtarë të qeverisë. Por një grup i quajtur, ”Judicial Watch” dhe një organizatë ambjentaliste e quajtur ”Klubi Sierra”, duan të dinë se sa influencë kanë patur zyrtarët e industrisë së energjisë në hartimin e politikave të administratës së presidentit Bush mbi energjinë.

Gjatë betejës ligjore afro 3 vjeçare rreth grupit në fjalë, dy gjykata federale kanë vendosur që zëvendës presidenti të japë emrat e përsonave që kanë marrë pjesë në mbledhjet e grupit për energjinë, të kryesuar nga zoti Cheney.

Avokatë nga organizata ambientaliste “Klubi Sierra” i kanë kërkuar Gjykatës së Lartë që të mbajë në fuqi vendimet e gjykatave të mëparshme dhe të detyrojnë zëvendës presidentin që të bëjë publike informacionet në fjalë. Alan Morrison është avokati përfaqësues i “Klubit Sierra”.

“Pyetja qendron, a kemi një produkt që doli siç duhet nga zyrtarët e zgjedhur dhe të vënë në detyrë, apo kemi një produkt të dalë nga industria e energjisë? Mendoj se Kongresi dhe populli amerikan duhet ta dinë këtë. ”

Një avokat me përvojë në Departamentin e Drejtësisë mbrojti çështjen ligjore të administratës në Gjykatën e Lartë. Ted Olson tha se kushtetuta u jep presidentëve fuqinë për t’u këshilluar dhe marrë vendime, pa qënë nevoja për të publikuar detaje rreth saj.

Zëvendës presidenti Cheney e cilëson çështjen ligjore si një provim të fortë të principeve që ndajnë fuqitë brenda sistemit amerikan të qeverisë, që i jep të drejtë presidentit të marrë këshilla të drejta, pa u shqetësuar se informacionet e marra do t’u bëhen të njohura Kongresit, gjykatave apo publikut.

“Nëse vazhdojmë me këtë, thotë zëvendës presidenti Cheney, ne po japim një shembull të tmerrshëm. Kjo do të thotë se zëvendës presidenti nuk mund të zhvillojë asnjë mbledhje konfidenciale.”

Gjykatësi Antonin Scalia ishte mes 9 gjykatësve të pranishëm në debatin legal. Ai hodhi poshtë një kërkesë të hershme të “Klubit Sierra” për mos pjesmarrjen e tij në çështjen ligjore, sepse ai kishte shkuar për gjueti me zotin Cheney në muajin janar. Por zoti Scalia thotë se miqësia me zëvendës presidentin nuk do të ndikojë në aftësitë e tij për të qënë i paanshëm.//kk//

XS
SM
MD
LG