Lidhje

Maqedoni: kryeministri Branko Cervenkovski fiton raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale - 2004-04-29


Në Maqedoni, Komisioni Shtetror i Zgjedhjeve shpalli kryeministrin Branko Cervenkovski të Partisë Social Demokrate fitues të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, që u zhvillua dje.

Pas numërimit të gati të gjitha votave, komisioni shtetror i zgjedhjeve njoftoi se zoti Cervenkovski fitoi dje 63 përqind të votave. Udhëheqësi i opozitës, Sashko Kedev, fitoi 37 përqind.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve morën 53 përqind e elektoratit, duke kaluar 50 përqindëshin e domosdoshëm për ta shpallur rezultatin të vlefshëm. Partia e zotit Kedev është ankuar tashmë për manipulim të zgjedhjeve.

Asnjëri prej kandidatëve nuk fitoi shumicën e nevojshme në raundin e parë të zgjedhjeve para dy javësh, duke bërë të nevojshëm mbajtjen e raundit të dytë. Zoti Cervenkovski do të zëvëndësojë presidentin e ndjerë Boris Trajkovski, i cili humbi jetën si pasojë e rrëzimit të aeroplanit me të cilin ai po udhëtonte.

//ze//

XS
SM
MD
LG