Lidhje

Filmat dhe stina e verës - 2004-04-29


Vera është edhe stina kur Hollivudi nxjerr filmat e zhanreve më të ndryshëm në kërkim të tregut më të mirë të vitit. Nentë nga 10 filmat më fitimprurës të të gjitha kohërave kanë dalë në kinema ndërmjet muajve maj dhe gusht. Por cilët shihen nga kritikët si filmat më me potencial këtë stinë?

Aktori Tobey Maguire, rikthehet me pjesën e dytë të filmit, Spiderman, Njeriu Merimangë. Aktori shpjegon se filmi është vazhdim i pjesës së parë, me të njëjtat personazhe por me zhvillime të ndryshme. Filmat konkurues janë të frikësuar nga rrjeta e Njeriut Merimangë, saqë kanë bërë diçka të veçantë, duke kërkuar anulimin e çfaqjes së filmit me 4 korrik, datë kur ishte caktuar premiera e tij

Filmi i parë që sfidon Spidermanin është King Arthur, që del në kinema me datën 7 korrik. Filmi nuk shtjellon vetëm legjendat e njohura rreth njeriut që do të bëhej mbreti i Anglisë. Ndërkohë që perandoria romake po bie, ishujt britanikë janë pushtuar nga anarkia e një lufte për territore. Por një mbret i ri del në skenë dhe bashkon të gjithë princat në një tavolinë të rrumbullakët duke shpëtuar ishujt britanikë nga ndarja.

Ndërkohë ndihmësi i Plakut të vitit të ri në filmin ”Elf” Will Ferrell, është transformuar në një drejtues të emisionit të lajmeve në një televizion në San Diego. Ngjarjet zhvillohen në vitin 1970. Komediani Will Ferrell jep lajmet në një stacion televiziv në San Diegon e viteve 70, sëbashku me një gazetare të talentuar. Por më vonë gazetari e kupton realitetin se megjithëse ka flokë të mira, mustaqe dhe aftësitë që të lexojë, kjo nuk është e mjaftueshme në stacionin televiziv të Portlandit në shtetin Oregon.

Korriku ofron edhe filma për fëmijë, mes të cilëve "Sleepover”. Një grup vajzash në prag të vitit të katërt të shkollës së mesme organizojnë një mbrëmje e cila kthehet në aventurën e jetës së vajzave adoleshente për të fituar famë në shkollën e tyre.

Dhe patjetër që radhën e ka Will Smith me filmin fantastiko shkencor, Unë Roboti, që del në kinema me 16 korrik. Aktori komik është kthyer në robot në ngjarjen e vitit 2035, ku robotët janë pjesë e jetës së përditshme të njeriut dhe çdokush u beson atyre, përveç njërit. Një robot detektiv, luajtur nga Smith, beson se robotët po kryejnë krime dhe po rrezikojnë njerëzimin. Përdorimi i efekteve vizuale sjell në jetë robotët në filmin fantastik.

Ndërkohë Matt Damon vjen në kinema një javë më vonë më 23 korrik me filmin ”Bourne Supremacy” vazhdim i filmit me spiunazh, ”Bourne Indentity”. Pas vrasjes brutale të zëvendës kryeministrit kinez, vrasësi le në vendin e ngjarjes kartën telefonike të Jason Bourne. CIA e di që në fakt Jason Bourne, luajtur nga Matt Damon, është i pafajshëm. Ndërkohë që krijohet një krizë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, Matt Damon niset në kërkim të gjetjes së vrasësit të vërtetë.

XS
SM
MD
LG