Lidhje

Kasetë e re e al Kaidës - 2004-04-30


Një prej drejtuesve të lartë të organizatës Al-kaida, mohoi deklaratat e Jordanisë se grupi i tij kishte në plan një sulm me armë kimike në Amman.

Zëri në kasetë që mendohet të jetë ai i Abu Mussab al Zarkawuit akuzon jordanezët se kishin gënjyer dhe se kishin marrë pohime të rreme nga forcat militante, nën presionin e torturave.

Kaseta u bë e njohur sot, në një faqe kompjuterike islamike, por autenticiteti i saj nuk është verifikuar. Zëri në kasetë këmbëngul se plani parashikonte shkatërrimin e shërbimeve jordaneze të zbulimit, por jo me anën e bombës kimike. Zëri thotë se në se organizata do të kishte patur armë kimike, ajo do ta kishte përdorur atë kundër qyteteve izraelite.

//rd//

XS
SM
MD
LG