Lidhje

Kërcënim terrorist - 2004-04-30


Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar një paralajmërim të ri lidhur me rrezikun e terrorizmit, ku thuhet se ekziston rreziku për sulme ndaj qytetarëve dhe interesave amerikanë jashtë Shteteve të Bashkuara. Në një dokument të publikuar dje, Departamenti i Shtetit thotë se ka të dhëna, sipas të cilave organizata terroriste Al-Kaida po planifikon sulme ndaj interesave amerikane në vende të tjera të botës. Ky paralajmërim i kujton qytetarët amerikanë jashtë vendit të jenë vigjilentë dhe në të thuhet se objektet qeveritare amerikane në vende të ndryshme të botës janë në gjendje të lartë gadishmërie. Parlajmërimi i ri pason sulmet terroriste të kohëve të fundit në Lindjen e Mesme dhe në Evropë.

XS
SM
MD
LG