Lidhje

Zgjerimi i Bashkimit Evropian - 2004-04-30


Festimet kanë filluar në Francë disa orë para zgjerimit më të madh të Bashkimit Evropian. Dhjetë vende, shumica shtete ish komuniste, do të hyjnë në radhët e bllokut sonte në orën 12 të natës sipas kohës së Brukselit.

Krerët e shteteve do ta shënojnë këtë rast në Dublin për shkak se aktualisht Irlanda mban presidencën e radhës së Bashkimit Evropian.

Dhjetë vendet e reja anëtare të organizatës do të jenë Qiproja, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Malta, Polonia, Sllovakia dhe Sllovenia.

Koncerte dhe festivale po mbahen në vende të ndryshme dhe fishekzjarre janë planifikuar për momentin që këto vende të bëhen zyrtarisht anëtare të Bashkimit Evropian.

//rd//

XS
SM
MD
LG