Lidhje

Komisioni për 11 shtatorin - 2004-04-30


Komisioni që po heton sulmet terroriste të 11 shtatorit i bëri pyetje Presidentit Bush dhe nënpresidentit Cheney për tre orë dje në Shtëpinë e Bardhë.

Seanca ku folën Presidenti dhe nënpresidenti ishte e mbyllur për kamerat dhe lejoheshin vetëm shënime. Në një deklaratë, komisioni tha se presidenti dhe nënpresidenti ishin “të gatshëm dhe të hapur” në përgjigje. Presidenti Bush u tha gazetarëve pas takimit se iu përgjigj të gjitha pyetjeve dhe e përshkroi seancën si “të mirë”. Ai iu përgjigj gjithashtu kritikëve, duke i hedhur poshtë zërat se kishte shkuar me zotin Cheney për të bashkërenduar variantet e ngjarjeve. “Nëse do të kishim ndonjë gjë për të fshehur, së pari nuk do të ishim takuar me ta. Ne iu përgjigjëm të gjitha pyetjeve. Unë dola me një ndjenjë të mirë nga seanca. Sepse doja që ata të dinin se cila ishte strategjia ime, se si e drejtojmë Shtëpinë e Bardhë dhe si i përballojmë kërcënimet. Nënpresidenti iu përgjigj shumë prej pyetjeve të tyre, të gjitha pyetjeve. Dhe mendoj se ishte e rëndësishme për ata që të shihnin edhe si reagonim ne, se si punojmë së bashku”, tha presidenti Bush.

//rd//

XS
SM
MD
LG