Lidhje

11 anëtarë të personelit të ushtrisë amerikane vriten në Irak - 2004-05-02


11 anëtarë të personelit të ushtrisë amerikane u vranë në Irak, përfshirë 6, që humbën jetën nga një sulm me mortaja në perëndim të qytetit të Falluxhas.

Zyrtarë ushtarakë amerikanë thanë se një seri mortajash goditën dje një bazë të ushtrisë amerikane në periferi të Falluxhas, duke plagosur të paktën 30 veta.

Në një operacion tjetër, një ushtar amerikan u vra nga një shpërthim bombe në anë të rrugës afër qytetit Kirkuk në veri të Irakut. Po dje më parë, 4 ushtarë amerikanë u vranë në dy sulme, njëri në Bagdad dhe tjetri në qytetin jugor të Amaras.

Këto akte dhune ndodhën ndërkohë që një punëtor amerikan i rrëmbyewr u iku rrëmbysve të tij pa u dëmtuar, 3 javë pasi ishte rrëmbyer. Zyrtarë ushtarakë amerikanë thanë se shoferi i kamjonit, Thomas Hamill, doli me vrap nga një godinë në jug të Tikritit dhe e identifikoi veten tek ushtarët amerikanë. Punëtori 43 vjeçar u rrëmbyer dhe prej tij nuk kishte dëgjuar njeri që kur autokolonës së tij iu zu pritë.

Ndërkohë, Shefi i Shtatmadhorisë amerikane thotë se nuk beson që një gjeneral i lartë i ish-ushtrisë së Saddam Husseinit do të zgjidhet të drejtojë një forcë irakiane që të patrullojë qytetin e tensionuar të Falluxhës. Gjenerali Richard Myers tha dje në stacionin televiziv amerikan ABC se e kaluara e gjeneralit Jasim Mohamed Saleh vazhdon të shqyrtohet dhe se ai ende nuk është vendosur në krye të forcës irakiane prej 600 trupash. Komandantët e marinsave thonë se janë gati të hyjnë prapë në qytetin e Falluxhas nëse atje shpërthen përsëri dhuna.

//ze//

XS
SM
MD
LG