Lidhje

Dorëzohet personi që besohet të jetë ideator i vrasjes së Zoran Gjingjiçit - 2004-05-03


Personi që besohet se është ideator i vrasjes në vitin 2003 të kryeministrit serb Zoran Gjingjiç është dorëzuar.

Shefi i sigurimit kombëtar të Serbisë thotë se Milorad Lukoviç iu dorëzua dje policëve që ruanin një banesë pranë Beogradit. Zyrtari tha se zoti Lukoviç dukej nën ndikimin e alkoholit.

Zoti Lukoviç ka qenë i fshehur që kur një snaiper, i cili aktualisht po gjykohet në Beograd, vrau kryeministrin Gjingjiç para zyrës së tij në mars të vitit 2003. Zoti Lukovic ka qenë komandant policie, i cili më pas mendohet se u shndërrua në kreun e një rrjeti të krimit të organizuar.

Zoti Gjingjiç ishte një kryeministër reformator, i cili ndihmoi për rrëzimin e ish presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç. Ai kishte premtuar të zhdukte krimin e organizuar.

//ze//

XS
SM
MD
LG