Lidhje

Shqipëri: Presidenti Moisiu emëron kryetarin e ri të Gjykatës Kushtetuese - 2004-05-03


Presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu emëroi kryetar të ri të Gjykatës Kushtetuese Gjergj Saulin, pas përfundimit të mandatit të kryetarit aktual Fehmi Abdiu. Kandidatura e Saulit do t’i nënshtrohet votës së parlamentit.

Gjergj Sauli ka qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe nuk është përfaqësues i asnjë partie politike. Sauli ka përfunduar studimet për Drejtësi, ka punuar gjyqtar, në Korçë, Pogradec, Ersekë. Nga vitet 1983-1993 ka qenë shef i byrosë juridike në këshillin e ministrave e më pas avokat e lektor universiteti. Nga viti 2001 është anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Kjo gjykatë dhe drejtuesi i saj Abdiu gjatë këtyre viteve kanë qenë shpesh në qendër të kritikave të ashpra të opozitës, edhe për shkak të faktit se gjykata kushtetuese ka qenë e detyruar të interpretojë çështje të rëndësishme për të cilat ka patur një konflikt të hapur mes pozitës dhe opozitës.//ii

XS
SM
MD
LG