Lidhje

Sharon: ”Do t’i bëj ndryshime planit për tërheqjen nga Gaza” - 2004-05-03


Kryeministri izraelit, Ariel Sharon, tha se do t’i bëjë ndryshime planit të tij të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara për tërheqjen nga Gaza në mënyrë që të sigurojë mbështetje nga konservatorët.

Zoti Sharon u këshillua të hënën me disa nga anëtarët kryesorë të partisë së tij, Likud.

Ai i bëri komentet një ditë pas votimit nga partia Likud, e cila u shpreh kundër planit të çangazhimit të paraqitur nga kryeministri Sharon. Plani i tij parashikon evakuimin e të gjithë kolonëve hebrej nga Gaza dhe nga pjesë të vogla të Bregut Perëndimor, ndërkohë që forcon kontrollin izraelit në zona të tjera të Bregut Perëndimor.

Zoti Sharon nuk ka thënë se çfarë ndryshimesh mund t’i bëjë planit. Por burime të Partisë Likud thonë se ndryshimet mund të përfshijnë kufizimin e tërheqjes vetëm në ato enklavave të Gazës që janë më të ekspozuara ndaj sulmeve të ekstremistëve palestinezë. //az//

XS
SM
MD
LG