Lidhje

Irak: 5 irakianë vriten në sulmin kundër një baze amerikane - 2004-05-04


Të paktën pesë irakianë mbetën të vrarë kur anëtarë të milicisë besnike të klerikut radikal shiit Moktada al-Sadër, sulmuan të hënën një bazë amerikane në afërsi të qytetit të shenjtë Naxhaf, në jug të Bagdadit. Forcat amerikane kundërsulmuan. Nuk ka njoftime për viktima në radhët e trupave amerikane, por zyrtarë vendorë thonë se 16 veta janë plagosur në atë përleshje.

Ndrëkaq, forcat amerikane goditën të hënën në mbrëmje me artileri strofkat e kryengritësve në Bagdad. Sipas një zëdhënësi ushtarak, trupat amerikane qëlluan me disa qindra mortaja kryengritësit irakianë, duke shkaktuar shpërthime që mund të dëgjoheshin në anën tjetër të kryeqytetit. Luftimet pasuan sulmin kundër forcave amerikane në qytetin jugor Naxhaf.

Ndërkohë, lajmet bëjnë të ditur se në qytetin e trazuar Falluxhah, marinsat amerikanë caktuan koamndant të forcës së re irakaine të sigurimit atje gjeneralin Muhamed Latif, i cili ka shërbyer në ushtrinë e Sadam Huseinit. Gjenerali Latif zëvendëson një ish gjeneral tjetër, i cili javën e kaluar u ngarkua me përgjegjësinë e ruajtjes së sigurisë në Falluxhah. Marinsat e bënë këtë ndryshim pas ankesave nga shiitët se gjenerali kishte shërbyer si komandant i Gardës Republikane besnike të Sadam Huseinit.

Në Gjermani, një kontraktor amerikan i rrëmbyer muajin e kaluar në Irak po e merr veten pasi arriti të ikte. Togeri Joseph Merrill tha se shoferi i firmës Halliburton, Thomas Hamill, i doli përpara një patrulle amerikane që fillimisht mendoi se ai ishte një fermer irakian: “Nndësa afrohej, ne dëgjuam se ai po fliste anglisht dhe ushtari i parë që iu afrua, e kuptoi menjëherë se ai ishte zoti Hamill.”

Të paktën edhe dy amerikanë të tjerë u vranë dje në Irak, duke rritur në 750 numrin e amerikanëve të vrarë në Irak që nga fillimi i luftës vitin e kaluar.

XS
SM
MD
LG