Lidhje

Meron: bashkëpunimi midis Serbisë dhe gjykatës së Hagës thuajse nuk ekziston - 2004-05-04


Kryegjyqtari i Gjykatës së Hagës thotë se bashkëpunimi midis Serbisë e Malit të Zi dhe kësaj gjykate thuajse nuk ekziston.

Gjyqtari Theodor Meron shprehu e pikëpamjen e tij në një letër drejtuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Letra e gjyqtarit Meron mbështet një raport të kryeprokurores së Gjykatës së Hagës, Carla del Ponte, ku theksohet se autoritetet e Serbisë dhe Malit të Zi në mënyrë të përsëritur nuk i kanë arrestuar të kërkuarit dhe nuk kanë ndihmuar përpjekjet e gjykatës për të intervistuar dëshmitarë dhe kontrolluar dokumenta.

Gjyqtari tha se mungesa e bashkëpunimit nga ana e autoriteteve të Serbisë dhe Malit të Zi kërcënon realizimin e objektivit të gjykatës për të përfunduar punën e saj nga fundi i këtij dhjetëvjeçari.//ii

XS
SM
MD
LG