Lidhje

Konferenca e OSBE-së në Berlin dënon anti-semitizmin - 2004-05-04


Gjatë një konference në Berlin, 55 vendet anëtare të Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë dënuan antisemitizmin. Në mënyrë të veçantë, Deklarata e Berlinit thekson qartë se zhvillimet apo çështjet politike ndërkombëtare, përfshirë ato në Izrael dhe gjetiu në Lindjen e Mesme, nuk jusifikojnë antisemitizmin.

Në fjalën e tij në konferencë, sekretari amerikan i shtetit, Kolin Pauëll, tha se kritikat kundër politikës së shtetit izraelit nuk përbëjnë një qendrim antisemitik: “Por kufiri kalohet kur Izraeli apo udhëheqësit e tij cilësohen si djallëzorë ose përgojohen, si për shembull, duke përdorur simbole naziste dhe karikatura raciste.”

Konferenca e OSBE-së mbi antisemitizmin u organizua në përgjigje të një rritjeje vitin e kaluar në numrin e sulmeve kundër hebrenjëve dhe pasurisë e institucioneve hebraike në Evropë, si edhe të focimit të ndjenjave anti semite në Lindjen e Mesme dhe pjesë të tjera të botës.

Sekretari Pauëll tha se duhet të përcillet mesazhi i qartë se krimet antisemite të urrejtjes janë krime që do të përndjeken në mënyrë agresive. Ai tha se qeveritë nuk duhet të mbajnë qendrim mospërfillës ndaj krimeve anti semite, duke i shikuar ato si efekte të pamënjanueshme anësore të konflikteve të brendshme etnike: “Mosmarrëveshjet politike nuk justifikojnë sulmet fizike kundër hebrenjëve në rrugët e qyteteve tona, ato nuk justifikojnë shkatërrimin e shkollave, sinagogave dhe varrezave hebraike. Nuk ka justifikim për antisemitizmin.”

Vendet anëtare të Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë, tha Sekretari Pauëll, duhet të punojnë së bashku me organizata jo qeveritare, udhëheqës fetarë dhe figura të tjera të respektuara brenda shoqërive tona për të luftuar antisemitizmin me fjalë dhe vepra. Ne nuk mendojmë vetëm që lufta kundër urrjetjes është ajo që duhet bërë, theksoi ai, ne mendojmë se nxitja e tolerancës është vendimtare për ndërtimin e një bote demokratike, të begatë dhe paqesore.”

Betty Ehrenberg, një anëtare tjetër e delagcionit amerikan në konferencën e OSBE-së, u shpreh më së miri kur tha se “hebrenjtë mund të jenë objektivat e parë, por ata nuk janë kurrë të fundit.”

XS
SM
MD
LG