Lidhje

UNESKO për rindërtimin e monumenteve fetare e kulturore serbe në Kosovë - 2004-05-04


Agjencia kryesore e OKB-së për kulturën, UNESKO bën të ditur se do të kërkojë ndihmë ndërkombëtare për rindërtimin e monumenteve fetare e kulturore serbe që u shkatërruan gjatë dhunës etnike të kohëve të fundit në Kosovë.

Drejtori i UNESKO-s, Koiçiro Macura, tha të martën se do të punojë për rindërtimin e 29 manastireve dhe kishave serbe që u dogjën gjatë dhunës së muajit të kaluar nga e cila gjetën vdekjen të paktën 19 vetë.

Ai i bëri këto komente në Beograd, ndërsa ekspertë të UNESKO-s vizituan Kosovën për të vlerësuar dëmet dhe bënë rekomandime për mbrojtjen e objekteve sërbe në të ardhmen.

Gjatë dhunës tri-ditëshe në muajin mars në Kosovë mbi 600 vetë u plagosën dhe rreth 4 mijë të tjerë mbetën pa strehë. Kjo është cilësuar si dhuna më e rëndë në Kosovën e administruar nga Kombet e Bashkuara që prej vitit 1999. //az//

XS
SM
MD
LG