Lidhje

Donald Rumsfeld: ”Do të marr masa ndaj amerikanëve të ndërlikuar në keqtrajtimin e të burgosurve irakianë” - 2004-05-04


Sekretari amerikan i mbrojtjes premtoi se do të marrë çdo masë të nevojshme për të vënë para përgjegjësisë personelin ushtarak amerikan të implikuar në keqtrajtimin e të burgosurve irakianë.

Në një konferencë shtypi, zoti Rumsfeld tha se ai ka qenë në dijeni të shkeljeve që nga muaji janar duke shtuar se aktualisht janë po zhvillohen 6 procese hetimore për këtë çështje.

Ai i quajti ”në kundërshtim me vlerat amerikane dhe thellësisht shqetësuese” fotografitë e ushtarëve amerikanë duke poshtëruar të burgosurit irakianë në burgun Abu Gharib.

Komisioni i Senatit për Forcat e Armatosura mbajti të martën një sesion me dyer të mbyllura lidhur me skandalin dhe i kërkoi zotit Rumsfeld të japë shpjegime sa më shpejt në një seancë të hapur dëshmie në Kongres. //az//

XS
SM
MD
LG