Lidhje

Sharon: Do t'i bëj ndryshime planit për tërheqjen nga Gaza - 2004-05-04


Gaza: Të paktën dy të vdekur nga një sulm izraelit Burime mjekësore palestineze thonë se të paktën dy veta u vranë të martën në mëngjes gjatë një sulmi izraelit në një kamp refugjatësh në pjesën veriore të Rripit të gazës.

Banorët të kampit Khan Yunis thonë se një helikopter izraelit qëlloi me raketë një grup palestinezësh të armatosur, të cilët po qëllonin kundër tankeve dhe autoblindave izralite që po shkonin në drejtim të tyre.

Forcat izraelite rrafshuan të mjellat dhe disa ndërtesa përballë një vendbanimi hebraik.

Në Bregun Perëndimor, forcat izraelite zunë pozicione përreth kompleksit të selisë së udhëheqësit palestinez Jaser Arafat në qytetin Ramallah. Por nuk ka pasur njoftime për luftime.

Sipas agjencive të lajmeve, zyrtarë ushtarakë izraelitë thanë se operacioni nuk kishte të bënte me zyrën e zotit Arafat, por kishte për synim arrestimin e ekstremistëve të dyshuar.

Ndërkohë, kryeministri izraelit, Ariel Sharon, tha se do t’i bëjë ndryshime planit të tij të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara për tërheqjen nga Gaza në mënyrë që të sigurojë mbështetje nga konservatorët.

Zoti Sharon u këshillua sot me disa nga anëtarët kryesorë të Partisë së tij Likud, një ditë pasi partia Likud u shpreh kundër planit të çangazhimit.

Plani i kryeministrit Sharon parashikon evakuimin e të gjithë kolonëve hebrenjë nga Gaza dhe nga pjesë të vogla të Bregut Perëndimor, ndërkohë që forcon kontrollin izraelit në zona të tjera të Bregut Perëndimor.

XS
SM
MD
LG