Lidhje

Pentagoni heq dorë nga planet për të pakësuar forcën e tij në Irak - 2004-05-05


Departamenti amerikan i Mbrojtjes thotë se ka hequr dorë nga planet për të pakësuar forcën e tij ushtarake në Irak dhe se do të ruajë të paktën nivelin e tanishëm të trupave atje deri në fund të vitit 2005.

Zyrtarët thonë se plani është tani që në Irak të mbahen deri në 138 mijë trupa amerikane për shkak të asaj që ata e cilësojnë si periudhë pasigurie ndërkohë që afrohet afati i 30 qershorit për kalimin e sovranitetit në duart e irakianëve.

Pantogoni kishte në plan ta ulte efektivin e tij ushtarak në Irak në 115 mijë trupa, por i ndryshoi planet pas shkallëzimit të ndjeshëm të dhunës atje. Sekretari i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld tha se mijëra trupa të rregullt dhe rezervistë janë njoftuar se gjatë këtij viti do të dërgohen në Irak.

XS
SM
MD
LG