Lidhje

Miller: do të shqyrtohen teknikat e marrjes së të ndaluarve në pyetje - 2004-05-05


Kreu i sapo emruar i sistemit të burgjeve ushtarake amerikane në Irak tha se do të shqyrtojë teknikat e marrjes në pyetje dhe do të shkurtojë në masën 50 përqind numrin e të ndaluarve në burgun ku ushtarët amerikanë abuzuan të burgosurit irakianë.

Gjeneral-majori Xhefri Miller tha dje se kërkon të pakësojë nga 3 mijë e 800 në 2 mijë numrin e të burgosurve që mbahen në burgun Abu Ghraib.

Gjenerali Miller tha gjithashtu se ka urdhëruar ushtarët të ndalojnë parktikën e mbulimit të kokave të të burgosurve dhe se kërkon të shqyrtojë metodat ushtarake të procesit të marrjes së të ndaluarve në pyetje.

Gjashtë oficerë amerikanë janë akuzuar për veprime kriminale në lidhje me rastin e abuzimeve, ndërsa gjashtë të tjerë janë qortuar.

Fotografitë që shkaktuan skandalin, përmbajnë pmaje të të burgosurve irakianë në pozicione poshtruese.

Ndërkohë, këshilltarja e presidentit Bush për sigurinë kombëtare, Kondoliza Rajs, i tha rrjetit televiziv Al-Arabia, se presidenti është i vendosur ta sqarojë çështjen e abuzimeve dhe të sigurojë që personat përgjegjës do të ndëshkohen.

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Bush do t’u japë të merkurën intervista rrjeteve televizive arabe për të diskutuar rreth abuzimit të të burgosurve irakianë.

Po të martën, Sekretari i Mbrojtjes Donald Ramsfeld i cilësoi fotografitë si tepër shqetësuese dhe në kundërshtim të plotë me natyrën amerikane. Ai u zotua se do të merren të gjitha masat e nevojshme për të ndëshkuar personat përgjegjës.

XS
SM
MD
LG