Lidhje

Athina tronditet nga tre shpërthime bombash - 2004-05-05


Autoritetet greke thonë se tri bomba shpërthyen të merkurën në mëngjes pranë një stacioni policie në Athinë.

Nuk ka pasur njoftime për viktima nga shpërthimet që ndodhën pak para aktiviteve me rastin e fillimit të periudhës 100 ditë para Lojrave Olimpike Verore që do zhvillohen në kryeqytetin grek.

Policia thotë se një person anonim i telefonoi një gazete për të paralajmëruar për shpërthimet, por nuk dha ndonjë mitiv ose se kush mund të marrë përgjegjësinë për shpërthimet në distriktin Klithea të Athinës, i cili është rrethuar nga forcat policore.

Dy nga bombat shpërthyen brenda pak minutash, kurse e treta rreth një gjysmë ore më pas. Të paktën një ndërtesë është dëmtuar nga shpërthimet.

Greqia vazhdon bashkëpunimin me forca ndërkombëtare të sigurimit në kuadër të përgatitjeve për Lojrat Olimpike të gushtit, ndërkohë që ekziston frika se lojrat mund të jenë objektiv i sulmeve torroriste.

Greqia ka në plan të mobilizojë 50 mijë forca sigurimi për lojrat dhe po shpenzon afro 800 milionë dollarë në përpjekjet masive për të mbrojtur pjesëmarrësit në lojra botërore.

XS
SM
MD
LG