Lidhje

Karamanlis:  shpërthimet nuk do të ndryshojnë planet për sigurinë e Lojrave Olimpike - 2004-05-05


Kryeministri i Greqisë, Kostas Karamanlis tha se shpërthimet e tre bombave pranë një stacioni policie sot në Athinë nuk do të prekin planet për sigurinë e Lojrave Olimpike.

Ai i quajti shpërthimet një incident të izoluar dhe tha se ato nuk do të ndikojnë në përgatitjet për të garantuar sigurinë e Lojrave, të cilat fillojnë pas 100 ditësh.

Zoti Karamanlis i bëri komentet pak orë pas shpërthimeve që ndodhën në lagjen Kalithea të Athinës dhe që dëmtuan një ndërtesë policie por pa shkaktuar viktima.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë dhe qeveria thotë se nuk ka prova se incidenti ka lidhje me Lojrat Olimpike.//ii

XS
SM
MD
LG