Lidhje

Kofi Annan: dhuna etnike që përfshiu Kosovën në mars ishte një hap prapa në përpjekjet për ripajtim - 2004-05-06


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan tha se dhuna etnike që përfshiu Kosovën në mars ishte një hap prapa në përpjekjet për ripajtim në rajon.

Në raportin e tij të rregullt për Kosovën para Këshillit të Sigurimit zoti Annan paralajmëroi që të mos ketë përsëritje të trazirave që shkaktuan vdekjen e 19 personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve.

Ai e përshkroi dhunën si një përpjekje të qëllimtë për të dëbuar serbët dhe pakicat e tjera etnike nga Kosova. Ai bëri thirje për përpjekje të gjithanshme për të mos lejuar përsëritjen e incidenteve të tilla.

Këto ishin incidentet më të rënda etnike në Kosovë që kur Kombet e Bashkuara morën në dorë administrimin e saj në vitin 1999.

//ze//

XS
SM
MD
LG