Lidhje

Gjykata libiane dënon me vdekje gjashtë bullgarë për infektimin e fëmijëve me SIDA - 2004-05-06


Një gjykatë libiane dënoi me vdekje gjashtë punonjës bullgarë mjekësie dhe një mjek palestinez, pasi i shpalli ata fajtorë se kishin infektuar me qëllim me virusin e HIV-it qindra fëmijë libianë.

Gjykata e qytetit të Benghazit në veri të Libisë tha se shtatë të huajt do të ekzekutoheshin nga një skuadër pushkatimi. Gjykata dënoi gjithashtu një mjek bullgar me katër vjet burg për rolin në këtë çështje.

Ministri bullgar i drejtësisë Anton Stankov tha se ishte tronditur nga dënimi dhe kërkoi një apel. Një zëdhënës i qeverisë bullgare e quajti vendimin “të papranueshëm”. Edhe Bashkimi Evropian e ka kundërshtuar vendimin.//ii

XS
SM
MD
LG