Lidhje

SHBA shtojnë trysninë ndaj klerikut rebel në Irak - 2004-05-06


Shtetet e Bashkuara po shtojnë trysninë ndaj një kleriku radikal shiit, ndërsa trupat po hyjnë në qytetin e shenjtë Naxhaf dhe po marrin në mbrojtje zyrën e guvernatorit.

Tanket amerikane hynë në një zonë të qytetit ku nuk kishin qenë që kur filluan përleshjet para më shumë se një muaji me përkrahës të armatosur të klerikut të kërkuar Moqtada al-Sadr, që fshihet në qytet.

Trupat hynë dhe morën nën kontroll zyrën e guvernatorit, vetëm pak orë pasi administratori amerikan për Irakun, Paul Bremer caktoi një guvernator të ri për rajonin e Naxhafit. Trupat amerikane shkëmbyen zjarr me milicinë e Moqtada al-Sadrit, por nuk dukej se po u bëhej rezistencë e fortë amerikanëve.

Luftime të ashpra shpërthyen gjithashtu edhe në lindje të Naxhafit dhe zyrtarë amerikanë njoftojnë për të paktën 40 milicë të vrarë.

Më në veri, në Bagdad nga një shpërthim vetëvrasës me makinë bombë para një kompleksi ku ka selinë koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, u vranë të paktën pesë irakianë dhe një ushtar amerikan.//ii

XS
SM
MD
LG