Lidhje

Washington Post boton fotografi të reja që tregojnë keqtrajtimin e të burgosurve irakianë - 2004-05-06


Mes pamjeve të botuara sot në gazetën Washington Post është imazhi i një ushtari amerikan duke mbajtur një litar të lidhur rreth qafës së një burri të zhveshur në burgun Abu Gharib të Bagdadit.

Gazeta njofton se i mori në dorë fotografitë si pjesë e një koleksioni prej mbi një mijë imazhes dixhitale duke filluar nga pamje mondane deri tek ato të keqtrajtimit. Fotografitë po qarkullonin mes oficerëve amerikanë të policisë ushtarake, që shërbenin në burg.

Pamjet janë të ngjashme me ato të shfaqura në mediat amerikane javën e kaluar, që tregojnë irakianë në burgun e Bagdadit duke u keqtrajtuar, por gazeta thotë se nuk mund të përjashtojë mundësinë që disa nga fotografitë të jenë të montuara.

Ndërkohë, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq thotë se u kishte kërkuar vazhdimisht autoriteteve amerikane që të ndërmerrnin “masa disiplinore” në burgun Abu Gharib të Bagdadit para se fotografitë që shfaqnin keqtrajtimin e të burgosurve të shfaqeshin në media.//ii

XS
SM
MD
LG