Lidhje

Presidenti Bush në lidhje me krijimin e një shteti palestinez - 2004-05-07


Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë të angazhuara fuqishëm për vizionin e ekzistencës së dy shteteve, Izraelit dhe Palestinës, të cilët të jetojnë përkrah njëri-tjetrit në paqe dhe siguri. Presidenti George Bush thotë se “ka besim që krijimi i një shteti paqësor palestinez është i mundshëm.”

“Unë e kam gjithashtu të qartë se të gjithë ne e kemi për detyrë të luftojmë terroristët që po përpiqen të ndalin krijimin e një shteti palestinez. Është koha për të bërë përparim,” tha presidenti.

Grupi diplomatik i njohur si “Kuarteti” përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Rusia. Kuarteti ka ritheksuar mbështetjen e tij për planin e paqes të njohur si “harta rrugore,” i cili parashikon marrjen e masave si nga Izraeli ashtu edhe nga palestinezët, të cilat do të çojnë në krijimin e shtetit palestinez brenda vitit 2005.

Pas një takimi më 4 maj në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York, anëtarët e Kuartetit nxorën një deklaratë në të cilën vlerësohet si pozitiv plani i kryeministrit izraelit Ariel Sharon për të hequr vendbanimet hebraike nga Gaza dhe nga disa pjesë të Bregut Perëndimor. Në bazë të këtij plani, Izraeli do të heqë edhe disa objekte ushtarake nga këto dy zona që mbizotërohen nga popullsi palestineze.

Plani i zotit Sharon për tërheqje u hodh poshtë në një referendum nga partia e tij Likud. Por vëzhguesit thonë se shumica e izraelitëve duket se e mbështesin atë. Sekretari amerikan i Shtetit Colin Powell tha se mbështetja e presidentit Bush për planin izraelit të tërheqjes po ndihmon për shtimin e përkrahjes izraelite për planin.

Me evakuimin e vendbanimeve hebraike, ky territor mund të vihet në përdorim në dobi tëpalestinezëve, të cilët do të jenë të lirë të ndërtojnë një shoqëri të re për vete. Por të dyja palët do të duhet të përmbushin të gjitha detyrimet e tyre në bazë të planit të paqes, përfshirë edhe ndalimin e terrorizmit. //ad//

XS
SM
MD
LG