Lidhje

Sen. Biden: Ballkani, prova e parë e BE-së për vendosjen e paqes dhe sigurisë në gjithë Evropën - 2004-05-07


Senatori Joseph Biden, ligjvënësi më i lartë demokrat në Komisionin e Senatit për Marrëdhëniet me jashtë, tha se Ballkani do të jetë prova e parë e madhe për Bashkimin Evropian për të vendosur paqen dhe sigurinë në gjithë Evropën.

Këto komente ai i bëri për Zërin e Amerikës, pas një fjalimi në Universitetin Johns Hopkins mbi marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Amerikës.

“Në Evropë nuk mund të ketë kurrë paqe dhe siguri pa integrimin e plotë të Ballkanit. Por kjo është pa dyshim më lehtë ta thuash se ta bësh. Realizimi i saj është një proces i vështirë. Ky proces ka filluar. Ka patur pengesa të shumta, tha ai, por që nga mesi i viteve ’90 për çdo hap pas, ka patur 3 hapa përpara”.

Zoti Biden tha se ende mbetet shumë punë për t’u bërë. Ai shprehu mendimin se paqja dhe siguria në Ballkan do të jenë një provë e pjesshme për Bashkimin Evropian, që do të dëshmojë në se kjo organizatë ka apo jo një politikë të përbashkët të jashtme.

“Do të jetë një provë e pjesshme në se kjo mund të arrihet pa përfshirjen e drejtepërdrejte të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Senatori Biden u shpreh optimist se Bashkimi Evropian do ta kapërcejë me sukses këtë provë”, tha zoti Biden.

XS
SM
MD
LG