Lidhje

Jordania e inkurajuar që SHBA nuk do të paragjykojnë bisedimet e paqes në Lindjen e Mesme - 2004-05-07


Mbreti i Jordanisë Abdullah tha se është inkurajuar që Shtetet e Bashkuara nuk do të paragjykojnë rezultatin e bisedimeve të ardhshme për paqe në Lindjen e Mesme.

Udhëheqësi i Jordanisë i bëri këto komente ndërkohë që ai dhe presidenti Bush u takuan me gazetarët pas bisedimeve të tyre dje në Shtëpinë e Bardhë.

Udhëheqësit palestinezë u zemëruan muajin e kaluar kur zoti Bush mbështeti një plan të kryeministrit izraelit, Ariel Sharon, i cili kërkon tërheqjen e Izraelit nga Rripi i Gazës, por mbajtjen e disa pjesëve të Bregut Perëndimor.

Dje, si presidenti Bush edhe mbreti Abdullah thanë se çështjet e statusit përfundimtar duhet të vendosen nga vetë palët. Që të dy përsëritën angazhimin e tyre ndaj planit të paqes, i njohur si Harta Rrugore, në bazë të të cilit do të krijohej një shtet i pavarur palestinez, që do të ekzistonte në paqe krah për krah Izraelit.

//ze//

XS
SM
MD
LG