Lidhje

Hugh Jackman është Van Helsing në Transilvaninë e shekullit 19 - 2004-05-07


Sot del në kinema filmi që trajton një ngjarje misterioze nga shekulli i 19, me titull Van Helsing. Aktori i serialit fantastik X-Men, Hugh Jackman, del sot në ekranin gjigand si aktori kryesor i një filmi me buxhet të përmasave të mëdha.

Me temë nga shekulli 19, gjahtari i famshëm i përbindëshve, doktori Abraham Van Helsing, është dërguar me detyrë në një vend misterioz diku në Evropën Lindore. Detyra e tij, zhdukja e forcave të errëta që kanë formën e Drakulës, Njeriut-Ujk dhe Përbindëshit Frankestein.

Hugh Jackman: Gjyetari i përbindëshave punon për një sekt fetar të fshehtë në misionin për të vrarë krijesat e liga. E gjithë lufta zhvillohet në Transilvani për të zhdukur të eturin për gjak, Drakulën.

Me të arritur aty, Van Helsing njihet me ndihmësen e tij, Anna, me prejardhje nga një familje që ka për synim gjetjen dhe zhdukjen e Drakulës. Aktori 35 vjeçar i lindur në Sidnej, thotë se filmi është bazuar në novelën klasike të Bram Stroker, Dracula. Njoftohet se Universal Studios shpenzoi rreth 145 milion dollarë në realizimin e fimit. Jackman do të jetë njëri nga prezantuesit në ceremonin e ndarjes së çmimeve Tony që zhvillohet me 10 maj. *** Halle Berry do të gervish ekranin gjigand këtë verë në rolin e gruas mace në filmin "Catwoman", vazhdim i serialve të filmit Batman. Pritet që filmi të korrë sukses të jashtëzakonshëm. Halle Berry luan rolin e një dizenjatorje grafikësh për një kompani gjigande të kozmetikës, të drejtuar nga Sharon Stone. Si përsonazhi që luan në film, duket se edhe Halle Berry ka nëntë jetë. Fillimisht ajo aksidentoi syrin gjatë xhirimeve të filmit agjenti 007, pastaj ajo theu krahun në filmit Gothika. Dhe gjatë xhirimeve të filmit "Catwoman", u njoftua se aktorja ishte dërguar në spital në Vancouver për tu mjekuar, për atë që komapnia Warner Bros, e quajti aksident të vogël.

*** Aktori i mirënjohur në serialin mbi të rinjtë e Beverly Hills, 35 vjeçari, Jason Priestley, njoftohet se i ka propozuar për martesë të dashurës së tij të viteve të fundit, Naomi Lowde, e cila është artise makiazhi. Kanë kaluar thuajse dy vjet që nga koha kur Priestly u aksidentua gjatë përgatitjeve për garat me makina. Ai ka qënë i martuar më parë me Ashlee Petersen. Kohët e fundit Priesley është shfaqur në serialin teliviziv "Tru Calling", me aktoren kryesore shqiptaro-amerikanen, Eliza Dushku.

*** Nga Melrose deri në Malibu, Hollivudi është mbushur përplot me njerëz të pashëm. Revista amerikane ”People” ka botuar kohët e fundit listen me 50 njerëzit më të pashëm të vitit. Në krye të listës, Jennifer Aniston dhe burri i saj, Brad Pit. Gjatë një interviste në një program televiziv, Brad Pitt tha se martesa me Anniston mundë të mos zgjasë përgjithmonë. Aktori i cili konsiderohet si një nga burrat më të pashëm në botë, u martua me Jennifer Aniston katër vjet më parë dhe është quajtur çifti i artë i Hollivudit.

Brad Pitt: ”Është një presion shumë i madh që nga dita e parë kur mendon se do të jesh me dikë përgjithmonë, dhe nuk besoj se është në natyrën tonë që të jemi me një përson përgjithmonë.”

*** Courtney Love ka rezultuar si përdoruese e kokaines dhe llojeve të tjera të drogës gjatë arrestimit të saj vitin e kaluar, sipas prokurorit të çështjes. Love e cila nuk u paraqit në gjykatë në fillim të javës, ishte arrestuar me 2 tetor për përdorim droge dhe komunikim të pahijshëm me forcat e rendit, kur policët e gjetën atë duke u munduar të futej me forcë në shtëpinë e ish të dashurit të saj. Po atë ditë, Courtney Love u arrestua nga policë të tjerë për një çështje tjetër. Courtney Love ka qënë gruaja e këngëtarit të njohur të grupit Nirvana, të ndjeri Kurt Cobain.

XS
SM
MD
LG