Lidhje

Shqipëria nuk kualifikohet për të përfituar nga Fondi për Sfidat e Mijëvjeçarit - 2004-05-07


Shqipëria nuk u kualifikua për të përfituar nga ndihmat amerikane në kuadër të Fondit për Sfidat e Mijëvjeçarit. Në takimin e tij të djeshëm, Bordi i drejtorëve të këtij fondi përcaktoi 16 vendet që kanë të drejte të kerkojnë ndihma në kuadër të kësaj nisme.

Fondi per Sfidat e Mijevjecarit është një korporatë qeveritare e krijuar rishtazi për të ndimuar disa nga vendet më të varfra të botës. Kriteret e dhënies së ndihmave janë politikat e shëndosha ekonomike, politike dhe sociale që ndjekin vendet përkatëse.

Shqipëria është kritikuar shpesh kohët e fundit për shkallën e lartë të korrupsionit.

Për të bërë përzgjedhjen e 16 vendeve, Bordi u nis nga politikat e tanishme dhe të kaluara të vendeve kandidate, duke shqyrtuar përparimin e tyre në fusha të tilla si qeverisja e drejte dhe nxitja e lirisë ekonomike.

Per këtë vit financiar qeveria amerikane ka caktuar 1 miliardë dollarë dhe për vitin e ardhshëmm, presidenti Bush i ka kërkuar Kongresit 2,5 miliardë dollarë. //kk//

XS
SM
MD
LG