Lidhje

Piktura e Pikasos - 2004-05-08


Një pikturë e Pablo Pikasos shënoi një rekord të ri duke u shitur për më shumë se 104 milionë dollarë.

Kompania e ankandeve Sotheby në New York nuk e ka bërë ende të ditur emrin e blerësit të veprës së vitit 1905 të titulluar Djali me llullë. Kompania e ankandeve thotë se artisti spanjoll jetonte në Francë gjatë kohës që e realizoi këtë vepër, ku tregohet një djalë me llullë në dorë, i ulur para një sfondi me lule.

Rekordi i mëparshëm i shitjes së një pikture në ankand u shënua në vitin 1990, kur një koleksionist nga Tokioja pagoi më shumë se 82 milion dollarë për Portretin e Dr. Gashe-së të Vinsent Van Gogut.

//rd//

XS
SM
MD
LG