Lidhje

Abuzimi i të burgosurve irakianë; për ti bërë ata të bashkëpunonin - 2004-05-08


Gazeta Washington Post citon një oficere të policisë ushtarake amerikane në Irak, e cila tha se njësia e saj abuzoi të burgosurit në kuadër të përpjekjeve për t’i bërë ata të bashkëpunonin me hetuesit.

Gazeta thotë se ka marrë informata nëpërmjet postës elektronike nga specialistja Sabrina Harman, njëra nga disa ushtarë amerikanë të akuzuar për abuzimin e të ndaluarëve në burgun Graib.

Sipas Washington Postit, zonja Harman se njësia e saj u mohoi të burgosurve kohën për gjumë, ushqimin, rrobat dhe dyshekë derisa ata të jepnin informacionin që kërkohej nga hetuesit.

Gazeta citon oficeren të ketë thënë se mënyra e trajtimit të çdo burgosuri ishte përcaktuar nga personi që e kishte sjellë atë në burg, i cili sipas zonjës Herman mund të ishte ofice i zbulimit ushtarak, punonjës i Cias apo kontraktor privat.

Fotografitë nga burgu Graib kanë shkaktuar zemërim në gjithë botën dhe bënë që Kongresi amerikan të mbante dje seanca me pyetje përgjigje rreth këtij skandali.

Gjatë dëshmisë së tij, Sekretari i Mbrojtjes Donald Rumsfeld tha se hetuesit po përpiqen të mësojnë nëse oficerë të zbulimit ushtarak kanë inkurajuar abuzimin duke këshilluar rojet se si të trajtojnë të burgosur të caktuar. //rd//

XS
SM
MD
LG