Lidhje

Fotografitë që tregojnë ushtarë amerikanë duke poshtëruar të burgosur irakianë në burgun Abu nuk përfaqësojnë Amerikën - 2004-05-09


Fotografitë që tregojnë ushtarë amerikanë duke poshtëruar dhe abuzuar të burgosurit e zhveshur irakianë në Abu Gharib në rrethinat e Bagdadit, janë të neveritshme dhe nuk përfaqësojnë Amerikën. Ky është mesazhi që i dha Presidenti Bush popullit të Lindjes së Mesme përmes ekraneve të televizionit al-Arabya dhe Alhurra. ”Amerika që njoh unë është vend që e ndjen mëshirën dhe që beson në lirinë. Amerika që unë njoh, shqetësohet për çdo individ. Është gjithashtu e rëndësishme për populin e Irakut që të njohë se në demokraci, jo gjithçka është e përkryer - bëhen edhe gabime. Por, po në demokraci, ato gabime hetohen dhe njerëzit nxirren para përgjegjësisë”.

Sistemi do të jetë transparent, thotë Presidenti Bush. Ai do të jetë i hapur dhe njerëzit do të shohin rezultate. ”Kjo është në kontrast të thellë me kohën e Sadam Huseinit. Torturuesit e stërvitur prej tij nuk janë nxjerrë asnjëherë para drejtësisë nën regjimin e tij. Nuk ka patur hetime në lidhje me keqtrajtimin e njerëzve”.

Abuzimet në burgun Abu Gharib u janë njoftuar zyrtarëve ushtarakë amerikanë nga një ushtar. Këto ankesa fillestare rezultuan në disa hetime të veçanta. Siç shprehet Presidenti Bush, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur tërhiqet vëmendja për një çështje, njerëzit marrin masa. ”Drejtësia do të vihet në vend. Ne do të veprojmë me veten tonë ashtu siç do të kërkonim të veprohej ndaj të tjerëve. Kur shprehemi se ”në këtë apo atë vend ka shkelje të të drejtave të njeriut dhe duhen marrë masa, ne do të bëjmë të njëjtën gjë - do të marrim masa”.

Presidenti Bush thotë se veprimet e pak njerëzve nuk përfaqësojnë shumicën e ushtarëve amerikanë, të cilët përpiqen çdo ditë për të përmirësuar jetët e qytetarëve irakianë. //az//

XS
SM
MD
LG