Lidhje

Ariel Sharon do ta ndryshojë planin e hedhur poshtë për tërheqje nga Rripi i Gazës - 2004-05-10


Kryeministri izraelit, Ariel Sharon, deklaroi se do ta ndryshojë planin e hedhur poshtë për tërheqjen nga Rripi i Gazës dhe tha se po e shtynë një vizitë që kishte në plan të bënte javën tjetër në Washington, për t’i dhënë vetes kohë të hartojë një propozim të ri.

Radio Izraeli tha se zoti Sharon u tha dje anëtarëve të kabinetit si ai do ta paraqesë planin e ri brenda 3 javësh.

Plani origjinal i zotit Sharon për çangazhim u hodh poshtë javën e kaluar nga afro 60 përqind e anëtarëve të Partisë Likud. Plani parashikonte tërheqjen e të gjitha vendbanimeve hebraike nga Rripi i Gazës, ku jetojnë rreth 75 mijë izraelitë të rrethuar nga më shumë se një milionë palestinezë. Plani, ndërkohë, do t’i jepte mundësi Izraelit të shtonte kontrollin e tij mbi shumicën e vendbanimeve hebraike në Bregun Perëndimor.

Ndërkohë, dhuna vazhdoi dje në Gaza, ku ushtarët izraelitë vranë 2 palestinezë të armatosur pasi këta të fundit hapën zjarr kundër kolonëve hebrenj, që po merrnin pjesë në një funeral.

//ze//

XS
SM
MD
LG